85 shujta ushqimore u ndahen personelit shëndetësorë në Ferizaj

85 shujta ushqimore sot janë ndarë për personelin shëndetsorë në komunën e Ferizajt nga kuvendari Lulzim Grainca dhe Plus Market, thuhet në njoftimin e komunës së Ferizajt.

Shujtat janë shpërndarë në QKMF dhe QKMF 4.

Përvec shujtave ushqimore për mantilbardhët Grainca në bashkëpunim me Plus Market kanë menduar edhe për familjet në nevojë.

Ata kanë shpërndarë pako ushqimore dhe higjenike për qindra familje.

Deri më tani në këtë komunë është vetëm një i prekur nga pandemi Coronavirusit, ndërsa në përgjithsi në vend janë 126 raste, 10 të shëruar dhe 1 i vdekur.

Ndërsa tash e tre jave i gjithë vendi është në karantinë.