85 pacientë shërohen nga COVID-19 në Kosovë

Numri i të shëruarve nga coronavirusi ditëve të fundit është më i lartë se rastet pozitive.

IKShPK ka njoftuar se tashmë 85 pacientë e kanë tejkaluar betejn me COVID-19 dhe janë shpallur të shëruar.

Tutje, bëhet e ditur se janë shënuar edhe  62 raste të reja me SARS-CoV-2 në nivel vendi.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 528 mostra të marra nga ShSKUK”, thuhet në njoftimin e Institutit.

Numri total i rasteve pozitive është 15.270 raste nga 63.638 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 616 raste të vdekjes.

Kujtojmë se Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka premtuar që numri i testimeve me coronavirus do të rritet, por ende pa rezultat.