833 tiketa nga Policia e Kosovës për mos respektim të Ligjit për Pandeminë në 24 orët e fundit

Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë shqiptuar 833 tiketa nga Policia e Kosovës për mos-respektim të ligjit për pandeminë  COVID-19.

Kjo është bërë e ditur në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Ligji për pandeminë ka hyrë në fuqi më 26 gusht.

Ky ligj ishte iniciuar që nga muaji prill nga kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani por që nuk kishte arritur të kaloj në kuvend.

Sipas këtij ligji për mos vendosje të maskës dhe mosrespektim të distancës fizikë qytetarët do të gjobiten me 35 euro.