822 gjoba brenda javës për mosrespektim të masave COVID-19 në rajonin e Gjilanit

Nga data 21 tetor deri më 27 tetor Policia e Kosovës ka shqiptuar 822 gjoba për mos respektim të masave për COVID-19 në rajonin e Gjilanit.

“Në  raste të veçanta Policia e Kosovës po ashtu ka asistuar  inspektorët sanitarë komunalë në kontrolle  të  lokaleve  hoteliere të cilat janë takuar duke mos i përmbush masat e kërkuara nga ana e Qeverisë së Kosovës Anti COVID- 19”, thuhet në raportin policor.

Policia tutje ka bërë thirrje që të respektohen masat e vendosura nga Qeveria e Kosovës për parandalim të përhapjes së coronavirusit.

Në mënyrë që të luftohet përhapja e pandemisë së COVID-19, qytetarët e Kosovës janë të obliguar të bartin maskat, të mbajnë distancë prej 1.5 metra si dhe të mbajnë higjienën.