82 pacientë të shtrirë në klinikat COVID në ShSKUK

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se 82 pacientë janë të shtrirë në klinikat ku trajtohet COVID-19.
Sipas ShSKUK-së, 34 janë të konfirmuar Covid-19 pozitivë, 48 janë me oksigjeno-terapi dhe 2 pacientë janë në gjendje të rëndë.

Në QKUK, janë të shtrirë 62 pacientë, 19 prej tyre janë COVID-19 pozitivë. Sipas ShSKUK-së, në klinikën infektive janë të shtrirë 26 pacientë ndërsa në klinikën e Pulmologjisë janë të shtrirë 36 pacientë.

Në njoftim po ashtu bëhet e ditur se në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 20 pacientë, 15 prej tyre COVID-19 pozitivë kurse 9 me oksigjeno-terapi.

Spitali i Prizrenit ka 3 pacientë, Spitali i Gjakovës, 5 pacientë, Spitali i Pejës, 5 pacientë, Spitali i Gjilanit, 7 pacientë.