Ilustrim - Policia në aksion

81 të arrestuar në 24 orët e fundit për mosrespektim të vendimeve të Qeverisë

Policia e Kosovës ka arrestuar në 24 orët e fundit 81 persona, të cilët nuk kanë respektuar vendimet e marra të Qeverisë si pasojë e pandemisë së coronavirusit.

Në rajonin e Prishtinës janë raportuar 13 raste ndërsa të arrestuar janë 35 persona.

Në rajonin e Gjilanit janë raportuar 2 raste me 2 të arrestuar.

Në rajonin e Ferizajt janë raportuar 2 raste me 5 të arrestuar.

Në rajonin e Pejës janë raportuar 4 raste me 7 të arrestuar.

Në rajonin e Gjakovës janë raportuar 9 raste me 31 të arrestuar

Në rajonin e Mitrovicës së Jugut janë është raportuar 1 rast me 1 të arrestuar.

Në rajonin e Prizrenit, Mitrovicës së Veriut dhe në Pikat kufitare nuk raportohet për asnjë person të arrestuar.