Foto: Arkiv: Zyrtarë të EULEX-it dhe kolegët nderojnë oficerin doganor Audrius Shenaviçius në trevjetorin e vrasjes - Foto: KALLXO.com

8 vjet nga vrasja e policit të EULEX-it në veri

Para tetë vitesh një pjesëtar i misionit të Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit, është vrarë në veriun e Kosovës.

Doganieri 35-vjeçar lituanez, Audrius Senavicius ishte vrarë në afërsi të Zveçanit nga persona të armatosur.

Senavicius ka shërbyer në misionin e EULEX-it prej gushtit 2012.

Ai ka lënë pas vete gruan dhe dy fëmijë./21Media