8 të vdekur nga COVID-19 në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë shënuar 405 raste të reja me Covid-19.

8 qytetarë kanë vdekur si pasojë e infektimit me koronavirus.

Në të gjithë vendin janë 7,459 pacientë aktivë me COVID-19, ndërsa aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 149 pacientë.

Ndërkaq, janë shëruar 548 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 188,593 që nga fillimi i epidemisë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 2,657 testime.