8 të vdekur dhe 88 raste të reja me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se tetë persona kanë vdekur me COVID-19 ndërsa janë regjistruar 88 raste të reja me këtë virus.

MSH bënë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 4 mijë e 704 qytetarë të dyshuar për COVID-19.

Ndërsa në 24 orët e fundit janë dhënë 15 mijë e 718 doza të vaksinës kundër COVID-19. Në total në Kosovë janë 4 mijë e 800 raste aktive.