Aksidenti në Deçan - Foto: KALLXO.com

8 të lënduar nga aksidenti në Deçan, tre prej tyre në gjendje të rëndë

Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në Deçan, ku si pasojë 8 persona kanë përsuar lëndime trupore.

Tre nga të lënduarit janë në gjendje më të rëndë.

Këtë e ka bërë të ditur për rtv21.tv zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Sonte rreth orës 08:10 në rrugën “Luan Haradinaj” në Deçan, ka ndodhur një aksident trafiku, ku të involvuara kanë qenë dy vetura. Tetë persona kanë pësuar lëndime trupore, dhe të gjithë janë dërguar me emergjencë në Spitalin Rajonal në Pejë për trajtim mjekësor. Mjeku ka vlerësuar se tre prej tyre janë në gjendje më të rëndë shëndetësore”, ka thënë Gashi./Rtv21.

FOTO – Aksident në Deçan