8 pacientë kanë vdekur nga COVID-19 brenda ditës

Gjatë 24 orëve të fundit, 8 persona kanë vdekur si pasojë e infektimit me COVID-19 në Kosovë.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prizren 4 raste (87, 84, 61 dhe 60 vjeç), Gjilan 2 raste (89, 77 vjeç), Prishtinë 1 rast (74 vjeç), Suharekë 1 rast (70 vjeç).

Numri i përgjithshëm i viktimave ka arritur në 784.

Përderisa numri total i rasteve pozitive është 26.888 raste nga 2.178 testime.

Coronavirusi apo COVID-19 është sëmundje ngjitëse e cila transferohet te tjetri përmes spërklave të cilat përhapen në ajër përmes të folurit, kollitjes apo teshtitjes.

Ky virus nisi të përhapet në fund të vitit të kaluar. Bartja e maskave, mbajtja e distancës sociale prej së paku 1.5 metra dhe higjiena personale janë mënyra më e mirë për mbrojtje nga infeksioni COVID-19