
8 Marsi, FSK mban konferencë për rolin e gruas në institucionet e sigurisë
8 marsi është dita e gruas në gjithë botën, kjo ditë shënohet edhe në Kosovë.
Për nder të kësaj ditë, në ambientet e Forcës së Sigurisë së Kosovës “Adem Jashari” në kryeqytet mbajti konferencë me temën “Roli i gruas në institucionet e sigurisë”, organizuar nga Ministria e Mbrojtjes.
Prezentë në këtë takim ishte edhe ish-Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga e cila e vlerësoi lartë rolin e gruas në prosperitetin e përgjithshëm të shoqërisë.
Në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes tutje thuhet se prezent në këtë konferencë ishte edhe ministry i Mbrojtjes, Anton Quni, zëvendësministrja e Mbrojtjes, Sadika Kofrc, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Mbrojtjes, Rozafa Ukimeraj, gjeneralmajor Gëzim Hazrolli dhe oficerët dhe zyrtarët e Ekipit Këshillëdhënës të NATO-s (NALT).
Konferenca përkatëse, nga të gjithë u vlerësua e suksesshme duke u përmbyllur me vendosjen e luleve te memoriali “Heroinat” nga ana e delegacionit të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së, në përkujtim dhe nderim të rreth 20 mijë grave të dhunuara në luftën e fundit në Kosovë.
Në anën tjetër në sheshet e Prishtinës qindar gra kanë protestuar për të drejtat e tyre.
‘Marshojmë s’festojmë’ – Motoja e protestës për të drejtat e grave dhe vajzave – VIDEO