8 gjërat që nuk duhet bërë kur keni nflamacion të lëkurës

Mos u dorëzoni ndaj Ekzemës

Ekzema i njohur edhe si dermatiti atopik mund të jetë i dhimbshëm, irritues, dhe i vështirë, ju mund të ndiheni sikur keni provuar çdo gjë të mundur dhe prapë keni ato kruarjet dhe irritimet e bezdisshme. Por edhe Ekzema më e fortë mund të zbutet me trajtimin e duhur dhe disa shembuj për zbutje të lëkurës.

Mos qëndroni tolerant ndaj shkaktarëve

Të gjithë ata që kanë Ekzemë të lehtë, i kanë shkaktarët e vet, dhe disa prej më të zakonshmëve përfshijnë parfumet dhe shamponët që mund të qojnë në tharje të lëkurës, por edhe veshjet dhe shtrati i ashpër.

Një numër i caktuar i alergjive, si pluhuri i merimangave ose pezmatim që vjen nga kafshët mund të shkaktojë vrazhdësi ose përkeqësoj gjendjen edhe më keq.

Mbani ndonjë evidencë se çfarë po ua irriton lëkurën, në mënyrë që të përdorni produkte të ndryshme, zgjidhni ndonjë krem për lëkurë të thatë dhe një për të ju mbrojtur  nga rrezet e diellit, gjithashtu eksperimentoni me shamponë të ndryshme dhe firma të rrobave për ta gjetur se çfarë po ua irriton lëkurën.

Mos e gërvishtni

Mund të jetë e vështirë të mos e gërvishtni lëkurën kur keni kruajtje, por nëse keni Ekzema, kruajtja do i përkeqësojë gjërat. Mund të shkaktojë gjakderdhje, të cilat qojnë në infeksione dhe shenja ose mund të krijojnë copëza të lëkurës.  Kur ndjeni kruajtje, përpiquni ta fërkoni lëkurën, sigurohuni që i keni thonjtë të pastër dhe jo të ashpër kur përdorni gishtërinjtë, po ashtu mund ta mbuloni atë pjesë me ndonjë mbrojtës nëse doni ta shmangni gërvishtjen.

Mos e teproni me kremëra

Shumë njerëz që kanë probleme me lëkurën gjejnë një krem me të cilën bllokohen me lagështi, por nëse e përdorni produktin e  njëjtë për një kohë të gjatë, mund të fillojë të ua irritojë lëkurën, dhe bëhen  më pak efektive, nëse ju ndodhe kjo me kremërat tuaja, flisni me ndonjë doktor për produkte  alternative që mund ti përdorni për të lehtësuar irritimin. Shpesh përzierja e produkteve është zgjidhja e duhur.

Mos përdorni tretmanë alternativ pa u konsultuar me doktorin tuaj

Disa njerzëve mund tu duket se produkte të ndryshme bimore po u ndihmojnë me lëkurën e irrituar, por janë personat e duhur të cilët i gjykojnë efektivitetin e këtyre produkteve.

Nëse mendoni të përdorni terapi plotësuese, flisni me doktorin nëse është e sigurt ose jo, sigurohuni të përdorni tretmanet ashtu si ua ka përshkruar doktori.

Mos u lani me ujë të nxehtë

Kur e keni të vështirë ta trajtoni lëkurën e irrituar, lagështia është miku juaj. Uji që është shumë i nxehtë mund ta thajë lëkurën dhe tu përkeqësojë lëkurën. Sigurohuni të bëni dush me ujë të ngrohtë (jo shumë të nxehtë), thajeni lëkurën ngadalë, jo duke e fërkuar, dhe përdorni kremat e caktuara nga doktori derisa lëkura është ende e njomë.

Mos u ekspozoni në diell

Rrezet natyrale mund ta ndihmojnë Ekzemën, por rrezitja e tepërt (si dhe djersitja) mund ta irritojnë lëkurën dhe të qoj në përkeqësim të gjendjes.

Mos u stresoni

Stresi mund të rris dhe përkeqësojë lëkurën tuaj të irrituar, kështu që merrni frymë thellë, meditoni, ose thjeshtë relaksohuni pas ditëve të ngarkuara.

Mos shkoni në shtrat të shqetësuar

Koha e fjetjes mund të jetë plotë stres për shumë njerëz që e kanë këtë problem, kur trupi dhe mendja qetësohen ju mund ti ndjeni kruajtjet më shumë. Provoni një aktivitet relaksues para se të flini, si p.sh të lexoni ose dëgjoni muzikën tuaj të preferuar, në mënyrë që të harroni kruajtjet.

Ju mundeni po ashtu të krijoni një “SPA”, vaskë me ujë të ngrohtë dhe një krem për zbutje të lëkurës për të ua lehtësuar natën për një gjumë më të mirë.

 

Përgatiti-Ardita Zeqiri