8 fakte befasuese në lidhje me dobësimin e zemrës

     Infarktet janë të zakonshme

Një fakt që duhet ta dini në lidhje me infarktet( apo të pasurit një zemër të dobët), janë shumë më të zakonshme sesa që  mund ta mendoni, shkruan CNN.

Infarktet ndodhin kur zemra nuk pompon gjak ashtu siç duhet. Këto fakte mund të ju habisin: më shumë njerëz shkojnë në spital për shkak të infarkteve sesa gjitha llojet e kancerit bashkë. Rreth 5.1 milionë njerëz në Amerikë kanë këtë gjendje kronike dhe rreth 400.000 të tjerë në vit e fitojnë atë.

Çdonjëri mund të ketë dobësim të zemrës

Njerëz të moshave të ndryshme pësojnë këtë sëmundje, edhe pse është me e zakontë në mosha më të vjetra se 65, por edhe fëmijët mund të përballen me këto situata.

Për shembull fëmijët që lindin me defekte të zemrës, infeksionet virale mund të qojnë në infarkte te fëmijët, disa ilaqe që përdoren për trajtim të sëmundjeve si kanceri mund të dëmtojnë muskulin e zemres, poashtu.

Të rinjtë përjetojnë simptoma ndryshe prej fëmijëve, madje edhe tretmanët për fëmijë dallojnë nga ato për të rritur.

  Disa njerëz kanë rrezik më të lartë ndaj dobësimit të zemrës

Mosha mund të dobësojë zemrën, prandaj ky fenomen është me i shpeshtë tek të vjetrit, meshkujt e fitojnë atë më shumë se femrat. Afrikanët dhe Amerikanët e kanë më shumë këtë sëmundje sesa njerëzit e tjerave raca.

Ka edhe rreziqe të tjera që rrisin rrezikun deri tek kjo  gjendje: Mbipesha, sepse i shton peshën e bartjes zemrës , dhe tipi  2 i diabetit, të dy këta faktorë qojnë në pësimin e infarktit.

 Dobësimi i zemrës zhvillohet ngadalë gjatë kohës

Dobësimi i zemrës nuk është diçka që ndodh papritur si sulmi, por zhvillohet nga dëmtimi i zemrës, i cili zhvillohet kur zemra nuk punon siç duhet. Këtë dëm mund ta shkaktojnë edhe sëmundjet kronike si : sëmundjet e zemrës, diabeti, hipertensioni. Me kalimin e kohës zemra dobësohet, dhe do i duhet të punojë shumë për ta mbajtur gjakun në qarkullim në gjithë trupin.

  Dobësimi i zemrës rangohet nga i lehtë tek i fortë

Dobësimi i zemrës fillon si gjendje e lehtë, në fillim shumë njerëz nuk kane pse t’i limitojnë aktivitetet e tyre, ata mund të mos ndihen të lodhur apo të kenë ndërprerje të frymëmarrjes, por me kalimin e kohës zemra dobësohet duke bërë që këto kushte të përkeqësohen.

Njerëzit mund të fillojnë të ndjejnë lodhje dhe frymënxënie çdo ditë, madje tek ata që e kanë gjendjen më të përkeqësuar çdo aktivitet fizik mund tu shkaktojë jo rehati.

   Shumë njerëz nuk e kuptojnë që kanë zemër të dobët

Shumë njerëz me zemër të dobët mendojnë se këto simptoma i kanë nga kalimi i moshës, ngaqë shenjat paralajmëruese janë të lehta, mund të jenë të natyrës si lodhja më e shpejtë, ju mund ti keqkuptoni këto simptoma me gjendje tjera.

P.sh ndërpreja e frymëmarrjes mund të jetë sëmundje e mushkërive, si astma ose COPD( sëmundje kronike pulmologjike).

     Ka mënyra si të shmanget infarkti

Ju mund ta shtyni apo shmangni infarktin duke bërë ndryshime në stilin e jetesës. Ndiqni dieta të shëndetshme, nëse pini duhan, duhet të ndaloni, shmangja e alkoolit është poashtu ide e mirë, humbja e peshës së tepërt, dhe të bëni ushtrime vazhdimisht.

Gjithashtu kontrolloni rastet kur infakti mund të shkaktohet duke përfshirë, diabetin, hipertensinonin dhe sëmundjet e zemrës.

    Dobësimi i zemrës ka tretman

Dobësimi i zemrës është i kurueshëm, ka shumë ilaqe që mund të gjinden.

Shumica e njerëzve marrin më shumë sesa një, disa prej këtyre ilaqeve trajtojnë simptomat e zemrës së dobët. Të ndryshuarit e stilit të jetesës mund të përmirësojë zemrën tuaj të dobët dhe zgjasë jetën : hani shëndetshëm, zvogëloni përdorimin e kripës, bëni aktivitet fizik, merrni ilaqet , reduktojeni stresin, pushoni, dhe merrni vaksinat e viruseve (si ato të gripit sezonal sepse do ju mbajnë të shëndetshëm).