8 arsye pse duhet të ndaloni menjëherë së ngrëni thonjtë

Shpesh fillon që në fëmijëri, vazhdon në moshë adulte dhe bëhet zakon. Përveçse manifeston simptoma emocionale, kafshimi i thonjve është i rrezikshëm për shëndetin.

Më poshtë do të lexoni arsyet pse duhet ta largoni sa më shpejt këtë ves të keq.

Mund të merrni baktere që shkaktojnë sëmundje

Thonjtë janë një terren i mirë për përhapjen e baktereve si salmonela dhe E.coli. Kur ju kafshoni thonjtë këto baktere transferohen në gojën tuaj dhe pjesët e tjera të trupit, duke shkaktuar infeksione. Thonjtë tuaj janë dy herë më të pistë se gishtat. Ata nuk e pastrojnë vetveten prandaj bëhen shkaktarë për transferimin e organizmave infektivë.

Shkakton infeksione të thonjve

Kafshuesit e thonjve janë shumë të pririur të zhvillojnë ‘paronchya’, një infeksion i lëkurës që ndodh në zonën rreth thonjve. Kur kafshoni thonjtë, bakteret, myku dhe mikroorganizma të tjerë kalojnë përmes plagëve të vogla, duke çuar në ënjtje, skuqje dhe qelbëzim të zonave përreth thonjve.

Sipas American Academy of Dermatology (AAD), infeksionet bakteriale të shkaktuara nga kafshimi i thonjve janë një nga problemet më të mëdha të lidhura me këtë ves.

Kafshimi i thonjve mund të shkaktojë lytha për shkak të infeksioneve HPV

Lythat e shkaktuara nga human papilloma virus ose HPV, janë pasoja të zakonshme të kafshimit kronik të htonjve. Këto lytha mund të përhapen edhe në gojë ose buzë ndërsa kafshoni thonjtë.

Shkakton problem dentare

Kafshimi i thonjve mund të prishë okluzionin dentar ose mbylljen e rregullt të gojës. Kafshimi i shpeshë i thonjve i bën dhëmbët të ndryshojnë pozicion, të prishen dhe dobësohen para kohe.

Dëmton cilësinë tuaj të jetës

Një studim i fundit ka zbuluar se njerëzit që kafshojnë dhëmbët nuk kanë të njëjtën cilësi jetese me ata që nuk e kanë këtë ves. Kjo për shkak të kohës që u merr atyre kafshimi i thonjve ose tensionit që ju shkaktojnë përpjekjet për të mos i kafshuar thonjtë. Përveç kësaj, personat që kafshojnë thonjtë mund të përjetojnë ankth dhe stres kur shohin si janë ‘katandisur’ thonjtë e tyre.

Probleme me dhimbjet

Kafshimi i thonjve than lëkurën dhe e përkeqëson atë. Shumica e atyre që kanë këtë ves përdorin dhëmbët për të hequr kutikulat, duke shkaktuar plagë të dhimbshme dhe të thella.

Shkakton thonj të rritur në mish

Kafshimi i thonjve mund të shkaktojë thonj të rritur në mish. Shkakton gjithashtu ënjtje, dhimbje dhe nëse përkeqësohet mund t’ju bëjë t’i nënshtroheni kirurgjisë. Mund të shkaktojë ftohje Nëse kafshoni thonjtë tuaj, po ekspozoheni ndaj mikrobeve që shkaktojnë ftohje dhe viruse gripale. Madje mund të çojë deri në hepatit.

Këshilla për të mos kafshuar thonjtë

Mbajini thonjtë të shkurtër. Do të kuptoni kështu që nuk keni se ç’të kafshoni.

Bëni manikyr rregullisht. Shpenzimi i parave për t’i bërë thonjtë tuaj të bukur do t’ju ndihmonte të hiqnit zakonin e keq të kafshimit. Blini një manikyr me shije të hidhur.

Shija e keqe e tij do t’ju dekurajojë nga kafshimi. Provoni teknika alternative për menaxhimin e stresit. Provoni yoga, meditim, frymëmarrje të thellë ose të shtrydhni një top antistress. Vishni doreza ose fasha vetëngjitëse në majat e gishtave për të mos pasur kontakt me thonjtë./RTV 21.