Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com
783 qytetarë gjobiten për mosrespektim të masave anti- COVID-19
28.2.2021 - 09:28
783 qytetarë të Kosovës janë dënuar me gjobë nga Policia në 24 orët e fundit për mosrespektim të masave anti – COVID-19.
Qytetarët vazhdojnë të gjobiten kryesisht për mosmbajtje të maskës ose distancës.
Ditëve të fundit janë rritur rastet e të infektuarve me coronavirusin e ri.
Gjatë ditës së djeshme 426 raste të reja janë regjistruar nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike.