Foto: Albin Kurti/Facebook

78 vjeçari anëtarësohet në Vetëvendosje

Shkrimtari dhe gazetari 78 vjeçar, Bajram Sefaj, është anëtarësuar në Lëvizjen Vetëvendosje.

Këtë njoftim e ka dhënë kryetari i kësaj partie, Albin Kurti, duke shtuar se Lëvizja Vetëvendosje nuk njeh moshë.

“Është në fund të dekadës së tetë të jetës së tij, por e rifilloi aktivizmin politik duke u anëtarësuar në Vetëvendosje. Lëvizja nuk njeh moshë. Të gjithë do të fitojmë me 6 tetor”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Më tej Kurti ka thënë se Sefaj deri më tani ka botuar 20 libra të zhanreve të ndryshme.

“Mua ma dhuroi librin e tij të fundit, përmbledhjen me tregime: “Prozë urbane””, ka treguar Kurti.