Policia e Kosoves Foto facebook

775 gjoba për shkelje të masave anti- COVID-19 brenda 24 orëve

Brenda 24 orëve të fundit, Policia e Kosovës ka shqiptuar 775 gjoba për qytetarët të cilët kanë shkelur masat për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Numër më të madh se gjobat e shqiptuara duke u bazuar në Ligjin kundër COVID-19, Policia e Kosovës ka shqiptuar gjoba për shkeljen e rregullave të trafikut, gjithsej 989 tiketa.

Të dhënat e Policisë së Kosovës tregojnë se në 24 orët e fundit nuk ka pasur asnjë aksident me fatalitet, derisa janë shkaktuar 10 aksidente me të lënduar dhe 21 të tjerë me dëme materiale.

Raporti i Policisë tregon se po ashtu janë arrestuar edhe 18 persona për vepra të ndryshme penale.