Foto: REL

77 pacientë me COVID-19 po trajtohen në QKUK dhe spitalet regjionale

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka njoftuar se 77 pacientë me COVID-19 janë duke u trajtuar në klinikat e QKUK-së dhe spitalet regjionale.

Në klinikat e QKUK-së janë të shtrirë duke marrë trajtim mjekësor gjithsej 41 persona, një prej tyre në mjekim intensiv me oksigjeno-terapi dhe një foshnje në klinikën e Neonatologjisë.

Ndërsa në spitalet regjionale janë të shtrirë 32 persona duke marrrë trajtim mjekësor.

Më së shumti në Spitalin e Gjakovës – 15 pacientë; në Pejë – 9, në Prizren – 3, në Gjilan – 4 dhe në Mitrovicë – 1 pacient.