Foto: Adelina Sahiti/Facebook

77 fëmijë lypës janë identifikuar vetëm gjatë 3 muajve të parë të vitit 2022

77 fëmijë lypës janë identifikuar vetëm në tremujorin e parë të këtij viti nga Policia e Kosovës. Sipas tyre, numri më i madh vjen nga Shqipëria. Komuna e Prishtinës ka kërkuar që kjo dukuri të ndalet në ndërkohë për qytetarët keqpërdorimi i fëmijëve për të kërkuar lëmoshë, është i papranueshëm.

14 vjeçarja, që nuk pranoi t’i publikohet identiteti, tregon që tashmë lëmosha është puna e saj pasi, çdo ditë kërkon para nga qytetarët

Krejt këtë e bën për shkak të kushteve të rënda financiare. “Kam ardhur  me autobus nga Shqipëria, këtë punë e bëjë sepse nuk jemi mirë me lekët. Në shkollë nuk shkoj”, ka thënë ajo.