Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

77 aksidente trafiku gjatë 24 orëve të fundit

Policia e Kosovës në raportin ditor ka njoftuar që brenda 24 orëve të fundit kanë ndodhur 77 aksidente trafiku brenda territorit të Kosovës. Nga to, në 26 raste ka pasur të lënduar, 51 aksidente janë shkaktuar me dëme materiale, ndërsa nuk është shënuar ndonjë aksident me fatalitet.

Për mosrespektimin e masave antiCOVID-19 janë shqiptuar 5 tiketa, ndërsa raporti policor flet për 2 persona të dërguar në vuajtje të dënimit, por asnjë person nuk është dërguar në ndalim policor.

‘’Policia po ashtu njofton se 24 persona janë arrestuar, kurse 16 persona janë dërguar në mbajtje. Për shkelësit e rregullave të komunikacionit rrugor polica ka shpërndarë 1,171 gjoba trafiku”, thuhet në njoftimin e Policisë.