COVID19 - Ilustrim - KALLXO

76 raste aktive me COVID-19 në Vushtrri

Nga rezultatet e publikuara sonte nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, bëhet e ditur se numri i të infektuarve është rritur për 11, si dhe janë shëruar dy të tjerë.

Komunë së Vushtrrisë sonte i janë shtuar edhe tre persona me coronavirus.

Një rast nga Stanovci i Epërm, një Stanovc i Poshtëm, dhe një rast në qytetin e Vushtrrisë.

Nga  shtatë ritestimet e bëra sot dhe dje, tre persona kanë rezultuar pozitiv, tre të tjerë negativ, këtë e ka konfirmuar, Sylejman Meholli, Drejtor i Shëndetësisë në këtë komunë.

“Shtatë tesitme janë bërë sot, një është ritëstim tre janë pozitive dhe tre janë negative, janë rezultate të ritestimve që janë bërë gjashtë sot dhe një dje dhe janë raste të cilët kanë shku drejtë në infketivë”, konfirmoi Meholli për KALLXO.com.

Në Vushtrri janë 76 raste aktive, në nivel vendi janë 1158 të infketuar, 876 të shëruar dhe 30 të vdekur.