740 raste të reja dhe 4 viktima nga COVID-19 në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në Shqipëri ka njoftuar se 4 persona kanë vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit.

Sipas njoftimit, në Shqipëri janë shënuar 740 raste të reja me coronavirus ndërsa në spitale janë të shtruar 152 pacientë.

Në Shqipëri aktualisht janë 12 mijë e 129 raste aktive me COVID-19.