COVID-19 Ilustrim: Naser Fejza

728 raste të reja me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se nga 5,297 testime, 728 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.

Derisa, nuk është raportuar për ndonjë rast të vdekjes me COVID-19.

Sipas ministrisë, në 24 orët e fundit janë dhënë 1,156 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1,717,379 doza të vaksinës, prej tyre 796,246 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Derisa, janë dhënë 33,156 doza përforëcuese dhe 2,169 doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Në total numri i rasteve aktive është 5,118.