Foto: Xhelal Sveçla/Facebook

72 alarme për bombë vetëm sot, të gjitha të rreme (Foto)

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka thënë se vetëm gjatë ditës së sotme në 72 lokacione, kryesisht shkolla ka pasur alarme për bombë, të cilat që të gjitha kanë rezultuar të rreme.

Sveçla ka thënë se informacionet kanë qenë në komunat Kamenicë, Lipjan, Zveçan, Graçanicë, Skenderaj, Prizren, Prishtinë, Klinë, Viti, Rahovec, Mitrovicë e Veriut, Ranilluk, Dragash, Artanë, Shtërpcë, Partesh, Fushë Kosovë, Vushtrri, Gjilan, Zubin Potok, Istog dhe informacioni i fundit në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”.

Tutje ai ka treguar se njësitet relevante të Policisë së Kosovës kanë dal menjëherë në lokacionet e lajmëruara duke bërë fillimisht rrethimin e zonave dhe pastaj kontrollin e detajuar të objekteve.

Sipas ministrit, situata ka qenë shqetësuese sidomos pasi bëhet fjalë për institucione arsimore të të gjitha moshave.

“Fatmirësisht, në asnjërin lokacion nuk ka pasur mjet shpërthyes. Tashmë kanë përfunduar kontrollet edhe në aeroport dhe nuk ka pasur asnjë mjet shpërthyes, puna ka vazhduar me intensitetin e njëjtë”, tha i pari i MPB-së.

Sveçla ka thënë se dëshiron t’i siguroj të gjithë qytetarët se nuk ka asnjë arsye për panik apo për t’u shqetësuar dhe se mbesim të përkushtuar që me të gjitha kapacitetet, përmes të gjithë mekanizmave të ofrojnë siguri për të gjithë qytetarët pa asnjë dallim në tërë territorin e Republikës së Kosovës.

Foto: Xhelal Sveçla/Facebook
Foto: Xhelal Sveçla/Facebook
Foto: Xhelal Sveçla/Facebook