Ilustrim

71 projekte filmike në garë për fondet në Qendrën Kinematografike 

Qendra Kinematografike ka bërë publike listën e projekteve që kanë aplikuar për fonde në konkursin e hapur nga kjo qendër më 14 korrik 2020.

71 projekte filmike kanë aplikuar në konkursin e sivjetmë të Qendrës Kinematografike të Kosovës për mbështetje të marrë mbështetje financiare.

QKK-ja përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se është mbyllur konkursi vjetor i kësaj për mbështetje të projekteve filmike.

Nga 71 projekte filmike, 12 projekte kanë aplikuar në kategorinë e metrazhit të gjatë artistik, 11 projekte në kategorinë e bashkëprodhimeve minorë për film të metrazhit të gjatë artistik, 6 projekte në kategorinë e filmit të metrazhit të gjatë dokumentar, 3 projekte në kategorinë për postproduksion të filmit të metrazhit të gjatë artistik, 1 projekt në kategorinë e filmave të regjisorëve debutant, 14 projekte në kategorinë e filmave të shkurtë artistik, 3 projekte në kategorinë e filmave të shkurtë dokumentar, 5 projekte në kategorinë e filmave të shkurtë të animuar, 16 projekte në kategorinë për zhvillim skenari për film të metrazhit të gjatë artistik, dokumentarë dhe të animuar.

Buxheti i QKK-së për këtë vit është 810 mijë eurove, ku shumica ndahet për mbështetje të projekteve filmike.

“Pas mbylljes së konkursit është formuar komisioni i konkursit i cili verifikon secilin aplikacion se a i plotëson kriteret e përcaktuara me konkurs dhe aktet ligjore në fuqi. Me përfundimin e procesit të punës së komisionit të konkursit dhe atij financiar, emërohet juria vlerësuese të cilët shqyrtojnë dhe vlerësojnë projektet”, thuhet në njoftimin e QKK-së.

Listën e plotë të aplikuesve mund ta gjeni në seksionin e njoftimeve zyrtare në linkun: https://qkk-rks.com/sq-al/njoftimet-zyrtare/