71 pacientë me COVID-19 po trajtohen në ShSKUK, 4 prej tyre në gjendje të rëndë

Sipas të dhënave të fundit të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, katër pacientë me COVID-19 janë në gjendje të rëndë dhe 34 të tjerë me oksigjeno-terapi.

Numri i pacientëve të infektuar me COVID-19 të cilët janë duke u trajtuar në klinikat dhe spitalet rajonale në vend është në rënie. Numri i përgjithshëm i pacienteve të infektuar më COVID-19 të cilët po trajtohen në gjithë vendin është 71 pacientë.

Në Kliniken Infektive janë duke u trajtuar 10 pacientë me coronoavirus, në Klinikën e Pulmologjisë janë duke u trajtuar 27 pacientë post-COVID-19 ndërsa në Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive, janë dy pacientë.

Sipas këtyre të dhënave, në spitalet rajonale, dy pacientë janë duke u trajtuar në Spitalin e Prizrenit, 7 pacientë me coronavirus në Spitalin e Gjakovës, në Spitalin e Ferizajt janë 10 pacientë, në atë të Gjilanit 7 pacientë dhe në Spitalin e Mitrovicës 6 pacientë.

Nga të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë për 24 orët e fundit është bërë e ditur se nuk është regjistruar asnjë vdekje nga COVID-19.

Sipas këtyre të dhënave aktualisht në nivel vendi janë 673 raste aktive me SARS-CoV-2.