70 zyrtarë policor në Prizren sot testohen për COVID-19

70 zyrtarë policor në Prizren sot pritet t’i nënshtrohen testimit për COVID-19.

Sipas zëdhënësit të policisë në Prizren, Shaban Osmanollaj, këta zyrtarë pritet të testohen pasi kanë pasur kontakte me policët që dolën pozitiv gjatë ditës së djeshme.

Sipas Osmanollaj, zyrtarët që do të testohen sot janë nga ët gjitha njësitet policore në Rajonin e Prizrenit.

“Sot po planifikohet të testohen rreth 70 zyrtarë policor, apo më shumë”, tha Osmanollaj për KALLXO.com, I cili shtoi se tashmë në vetizolim janë 13 zyrtarë policorë.

Mbrëmjen e djeshme pozitiv me COVID-19 dolën 12 zyrtarë policor pas testimit të 20 mostrave.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar edhe drejtori komuna i Shëndetësisë, Visar Shehu, i cili ka thënë se sot do të ketë nuëmr të madh të të testuarve në Prizren, pas rasteve pozitive të ditës së djeshme.

“Sipas informacioneve që i kemi, rreth 70 zyrtarë policorë janë gjurmuar, sigurisht ka edhe eprsona të tjerë në Prizren që do të testohen që kanë qenë kontakte të personave pozitiv”, tha Shehu, duke shtuar se në Prizren janë aktualisht 10 polic të infektuar.