Foto: KALLXO.com

7 vjeçarja nga Podujeva mbytet në plazhin e Durrësit

Një vajzë 7 vjeçare është mbytur në plazhin e Durrësit, raporton oranews.

Sipas të dhënave paraprake ngjarja është regjistruar mesditën e sotme në zonën e Plazhit të Madh, pranë zonës së quajtur Iliria.

Burimet thanë se e mitura ka qenë në plazh bashkë me familjen.

Por në një moment, është futur për t’u larë në det dhe i ka shpëtuar vëmendjes së prindërve.

Këta të fundit kur kanë konstatuar mungesën janë futur ne det për ta kërkuar.

Vajza është dërguar në spital ku dhe ndërroi jetë.

“Rreth orës 13:40, ka ardhur për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Durrës e mitura  E.H.,  7 vjeçe,  banuese  në Podujevë,  e cila ka rrezikuar të mbytej në det. Shtetësia E.H  fatkeqësisht ka ndërruar jetë në spital”, informon policia e Durrësit.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.