7 viktima nga COVID-19 në Shqipëri

Rekord viktimash në Shqipëri nga COVID-19  është shënuar të shtunën me 7 humbje jete nga virusi, duke e çuar në 509 numrin e viktimave në vend që prej fillimit të pandemisë.

Ndërkohë ka një rënie të lehtë të rasteve të reja, ku janë regjistruar 241 raste pozitive në 24 orë.

I vogël mbetet edhe numri i të shëruarve, 92 pacientë. Në tre spitalet Covid po marrin trajtim mjekësor 319 pacientë./21 Media