7 të vdekur nga COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit

 Shtatë persona kanë vdekur nga COVID-19 ndërsa janë regjistruar edhe 259 raste të reja gjatë 24 orëve të fundit në vend.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Ferizaj 1 rast (75 vjeç), Gjakovë 1 rast (52 vjeç), Pejë 1 rast (70 vjeç), Prishtinë 1 rast (82 vjeç), Rahovec 1 rast (67 vjeç), Suharekë 1 rast (78 vjeç), Vushtrri 1 rast (71 vjeç).

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 613 pacientë kurse numri i rasteve aktive është 6.535.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 78 raste, Podujevë 31 raste, Ferizaj 12 raste, Gjakovë 12 raste, Gjilan 12 raste, Mitrovicë 12 raste, Suharekë 12 raste, Fushë-Kosovë 11 raste, Lipjan 10 raste, Obiliq 9 raste, Pejë 8 raste, Viti 8 raste, Malishevë 7 raste, Vushtrri 6 raste, Deçan 5 raste, Rahovec 5 raste, Dragash 3 raste, Klinë 3 raste, Prizren 3 raste, Shtime 3 raste, Skenderaj 3 raste, Kamenicë 2 raste, Kaçanik 2 raste dhe me nga 1 rast komunat  Drenas dhe Istog.

 Coronavirusi apo COVID-19 është sëmundje ngjitëse e cila transferohet te tjetri përmes spërklave të cilat përhapen në ajër përmes të folurit, kollitjes apo teshtitjes. Ky virus nisi të përhapet në fund të vitit të kaluar.

Bartja e maskave, mbajtja e distancës sociale prej së paku 1.5 metra dhe higjiena personale janë mënyra më e mirë për mbrojtje nga infeksioni COVID-19