7 të vdekur dhe mbi 1 mijë e 700 raste të reja në Maqedoninë e Veriut

Ministria e Shëndetësisë sot ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut kanë vdekur shtatë persona që kanë qenë të prekur nga COVID-19.

Ndërkaq, janë regjistruar 1 mijë e 732 raste pozitive nga realizimi i 6 mijë e 928 testimeve.

Nga 1 mijë e 732 raste të reja, 204 prej tyre janë riinfektime.

Në po të njëjtën periudhë janë regjistruar 1 mijë e 35 të shëruar.

Nga ana tjetër, në Regjistrin për persona të vdekur nga COVID-19  janë regjistruar edhe 6 viktima, të cilët kanë ndërruar jetë gjatë periudhës 24 dhjetor 2021 – 11 janar 2022.

Deri tani janë realizuar 1.692.991 testime, prej të cilave pozitivë kanë rezultuar 241.651 persona. Numri i personave të shëruar arrin në 218.340, i të vdekurve në 8.083, ndërkaq i rasteve aktive në 15.228, shkruan RTV21.