7 të vdekur dhe 726 raste të reja me coronavirus në Maqedoni të Veriut
02.3.2021 - 16:59
Në Maqedoninë e Veriut edhe sot janë regjistruar numër i lartë i rasteve të reja pozitive me COVID-19.
Për 24 orë, të infektuar nga COVID-19 kanë rezultuar 726 raste të reja, nga 3,144 testet të realizuara.
Ndërkaq janë regjistruar 368 të shëruar dhe 7 viktima.
Nga dy viktima janë regjistruar në Shkup dhe Kërçovë, ndërkaq nga një në Manastir, Negotinë dhe Kavadar.
Që nga fillimi i pandemisë, në Maqedoni të Veriut janë regjistruar 103,746 raste pozitive.
Jetën e kanë humbur 3.151 pacientë, ndërkaq janë shëruar 91.875 të tjerë.
Raste aktive janë 8,720, e gjitha kjo nga realizimi i 526,870 testimeve./21Media