7 të lënduar në aksidentin në rrugën Prishtinë-Gjilan

Një aksident trafiku mes dy veturave ka ndodhur në rrugën Prishtinë-Gjilan, në pjesën e fshatit Kishnicë.

Shtatë persona janë lënduar në këtë aksident.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës.

“Sot rreth orës 19:00 në rrugën Prishtinë-Gjilan, saktësisht në fshatin Kishnicë, ka ndodhur një aksident komunikacioni me lëndime trupore ku janë të përfshira dy vetura. Si pasojë shtatë persona kanë pësuar lëndime trupore. Të lëduarit janë dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti.