Foto: Ilustrim

7 të arrestuar për vrasjen në Malishevë

Policia e Kosovës ka arrestuar shtatë persona të dyshuar, të cilët për motive të panjohura ishin përfshirë në një rrahje gjatë të cilës janë përdorur edhe thika.

Si pasojë e kësaj përleshjeje tre persona kishin pësuar lëndime trupore, të cilët pas marrjes së ndihmës së parë në QKMF Malishevë janë dërguar në QKUK për tretman të mëtejmë mjekësor.

Mirëpo njëri prej të lënduarve gjatë transportit për në QKUK kishte vdekur.

Rasti ka ndodhur në rr. “Ahmet Paçarizi” në Malishevë më 27 dhjetor rreth orës 23:25.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë relevante të Policisë dhe prokurori i shtetit, ku  kanë konfiskuar dy automjete të cilat ishin përdorur nga të dyshuarit.

Pas intervistimit  me vendim të prokurorit shtatë të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit, gjashtë prej tyre janë dërguar në mbajtje, kurse njëri  ka mbetur në QKUK për tretman mjekësor.

Rasti i cili po trajtohet si vrasje dhe pjesëmarrje në rrahje vazhdon të hetohet.