Ilustrim

7 të arrestuar në Prizren

7 persona janë arrestuar dje në Prizren, për mos respektim të masave të sigurisë ndaj COVID-19.

Policia bën të ditur se disa kishin hapur lokalin dhe kishin shërbyer kafe, e disa edhe kishin dalur në rrugë pa ndonjë arsye.

Njoftimi i Policisë tregon se poashtu ishte raportuar që po punohet pa leje në një objekt, nga punëtorët.

Punimet janë ndërprerë nga ana e Policisë dhe punëtorët janë larguar nga vendi i punimeve.

Të dyshuarit, me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.