Ilustrim

7 mënyra për ta shmangur keqinformimin gjatë pandemisë

Shënim i botuesit: PolitiFact, i cili është në pronësi të Institutit Poynter, është kontrollues i fakteve për keqinformimin rreth coronavirusit. Ky artikull është ribouar me leje dhe origjinali është prezantuar këtu.

PolitiFact ka kontrolluar fakte në shumë postime të mediave sociale rreth coronavirusit 2019, COVID-19.

Ne kemi demaskuar kura falos për koronavirusinraporte për lajme të rreme dhe teori konspirative rreth përhapjes, gjithashtu pamje/imazhe jashtë kontekstitharta mashtruese dhe edhe  një referencë të fabrikuar nga “The Simpsons.”

PolitiFact do t’i mbajë të kontrolluara këto fakte nga mashtrimet sapo të dalin në sipërfaqe — por ne dëshirojmë që edhe lexuesit tanë të jenë të përgatitur.

Kështu, ne kemi krijuar një udhëzues me shtatë mënyra për t’i shmangur disa nga të pavërtetat më të zakonshme rreth epidemive si coronavirusi. A keni një filtër të cilin ju dëshironi që ne ta shtojmë, apo një postim të cilin dëshironi që ta kontrollojmë për fakte? Email [email protected].

DORACAK I KEQINFORMIMIT:

EPIDEMITË

  1. Mësoni bazat e sëmundjes. Cilat janë simptomat? Si përhapet? Me cilat sëmundje tjera është e ngjashme? Ky informacion do t’ju armatosë kundër keqinformimit.
  2. Të jeni të kujdesshëm rreth burimeve të epidemisë. Në fillim është gati e pamundshme se ku ka filluar një epidemi, veçanërisht nëse është një sëmundje e re. Keni kujdes nga komplotet.
  3. Verifikoni imazhet dhe videot rreth epidemisë. Situata është e pjekur për nga konteksti ose pamjet mashtruese.
  4. Kontrolloni dy herë numrin e rasteve, numrin e vdekjeve dhe shkallën e vdekshmërisë. Këta numra ndryshojnë në mënyrë konstante gjatë një epidemie dhe disa vlerësime janë më të mira se sa disa tjera.
  5. Keni kujdes nga përpjekjet për ta zvogëluar apo rritur kërcënimin nga sëmundja. Epidemitë shpesh politizohen. Disa do të përpiqen ta kthejnë në favor të tyre apo ta luajnë viktimën.
  6. Mos ndani metoda parandaluese apo trajtuese pa i konsultuar burimet zyrtare. Shikoni te QPKS (Qendra për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve) dhe OBSH.
  7. Shikoni se çka është akoma e panjohur. Nëse sëmundja është e re, shkencëtarët do të jenë duke kërkuar se si përhapet dhe kush është në rrezik. Shmangni sqarimet alternative.

 

Politifact.com

1. Mësoni bazat e sëmundjes

Cilat janë simptomat? Si përhapet? Me cilat sëmundje tjera është e ngjashme? Sa më shumë informacione bazike që keni rreth sëmundjes, më mire do të jeni të përgatitur që t’i dalloni keqinformimet online. Vetëm ta dimë se mund të jetë e pamjaftueshme në fillim. Shikoni te Qendrat për Parandalim dhe Kontrollin e Sëmundjeve dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë për udhëzime.

2. Injoroni postimet që thonë se sëmundja është e planifikuar

Në fazat e hershme, mund të jetë e vështirë të tregohet se ku ka filluar një epidemi, veçanërisht nëse ajo është një sëmundje e re. Këtu është nga vijnë teoritë konspirative. Me coronavirusin, disa kanë pohuar se sëmundja është  një bioarmë, ishte krijuar një laborator apo ishte planifikuar nga dikush në pushtet për të krijuar para. Rezistoni ndaj kërkesës për t’i ndarë këto pretendime të pabaza.

3. Verifikoni imazhet dhe videot

Epidemitë që vazhdojnë janë të pjekura për pamje jashtë kontekstit apo vizualisht mashtruese. Jini skeptikë për imazhet apo videot të cilat pretendojnë të tregojnë njerëz të prekur nga sëmundja por përgjigjet e qeverisë ndaj saj. Kur jeni në dyshim, përdorni mjetet si Google Reverse Image SearchRevEye dhe InVid për ta gjetur kontekstin origjinal të imazheve apo videove që i shihni në mediat sociale. (Nëse mund ta ngarkoni një fotografi në Facebook, ju mund t’i përdorni këto mjete.)

Të ngjashme: 10 këshilla për verifikimin e videove virale në mediat sociale

4. Kontrolloni dy herë numrin e rasteve, numrin e vdekjeve dhe shkallën e vdekshmërisë

Këta janë numrat të cilët zyrtarët i përdorin për të matur ashpërsinë e epidemisë — dhe ata i ndryshojnë ditë pas dite. Ky mjedis e bën më të lehtë marrjen e informatave të vjetruara jashtë kontekstit, apo më keq, numra të fabrikuar. Për një numër të verifikuar të të prekurve nga sëmundja, shikoni raportet e OBSh mbi situatën. (Këtu janë disa shembuj për coronavirusin e 2019.)

5. Kujdes nga përpjekjet për ta minimizuar apo rritur kërcënimin nga sëmundja

Epidemitë shpesh politizohen dhe disa njerëz do ta përdorin për ta hequr fajin apo për ta luajtur rolin e viktimës. Kini kujdes me pretendimet të cilat përpiqen të gozhdojnë shpërthimin e një politikani, partie apo grupi të njerëzve, siç presidenti Donald Trump gabimisht e fajëson Barack Obamën për kufizimet në testimet për coronavirus. Epidemitë mund të kenë një numër të shkaqeve, dhe caktimi i fajit kurrë nuk është aq i thjeshtë sa partizanët do të besonin se ju keni.

6. Mos ndani metoda parandaluese apo trajtuese pa i konsultuar burimet zyrtare.

Ndërsa një epidemi përhapet nëpër botë, po kështu edhe postimet në mediat sociale që përshkruajnë taktikat për parandalimin dhe trajtimin e infeksionit. Disa mashtrime si pijet me zbardhues për ta kuruar coronavirusin mund të jenë të rrezikshme, derisa të tjera mund të jenë të padëmshme, por rezultati final është i njëjtë: keqinformim. Për mënyra të konfirmuara për ta mbrojtur veten, shiko për udhëzime nga QPKS, OBSH dhe autoritetet shëndetësore publike lokale.

7. Shiko se çka është akoma e panjohur

Është një e vërtetë e pakëndshme, por shpesh ka shumë për të cilën shkencëtarët nuk dinë. Detajet se si përhapet sëmundja, në çfarë pike është ngjitës dhe sa mund të jetë vdekjeprurës, mund të  merr javë apo muaj për ta zbuluar. (Shkalla e vdekjes për COVID-19 është një shembull i mirë për diçka që ka të ngjarë të ndryshojë, por që nuk mund ta themi me siguri.) Në ndërkohë, informacionet e krijuara apo të këqija shpërndahen online. Për ta shmangur këtë, përmbaju asaj që dihet për epideminë — dhe kërko burime të besueshme të cilat janë pararendëse edhe me atë që gjithashtu nuk e dinë.

 

Burimi: IFCN

PolitiFact, e cila është duke kontrolluar faktet e keqinformimit për COVID-19 është pjesë e Institutit Poynter. Shiko për më tepër kontrolle të fakteve në politifact.com/coronavirus.