Foto: Kallxo.com

685 kandidatë synojnë karrigen e deputetit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar 21 subjekte politike në mbledhjen e radhës që mbajti sot.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendim për Certifikimin e 21 subjekteve politike me gjithsejtë 685 kandidatë për deputetë”, ka thënë Valmir Elezi për KALLXO.com.

Ai ka thënë se po vazhdon regjistrimi i aplikimeve për votuesit jashtë vendit.

“Deri më sot, paradite, gjithsejtë janë futur në sistemin e të dhënave 15 mijë aplikacione për regjistrim, të cilat i kemi pranuar”, ka thënë Elezi.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme do të mbahen me 6 tetor 2019.