CoVid-19 - Të shëruar

67 persona të shëruar nga COVID-19 gjatë ditës

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare janë testuar gjithsej 1 mijë e 608 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 418 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar katër raste të vdekjes.

Gjithashtu  në vend janë shëruar edhe 67 persona nga COVID-19, duke shkuar në 15 mijë e 434 numri i të shënuarave   ndërsa  rastet aktive në Kosovë janë  3 mijë e   126.

Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 188 raste, komuna Gjakovë 32 raste, komuna Fushë Kosovë 31 raste, komuna Podujevë 28 raste, komuna Gjilan 27 raste, komuna Pejë 18 raste, komuna Deçan 16 raste, komuna Prizren 13 raste, komuna Suharekë 12 raste, komuna Lipjan 10 raste, komuna Drenas 7 raste, komuna Obiliq 7 raste, komuna Klinë 6 raste, komuna Shtime 5 raste, komuna Graçanicë 4 raste, komuna Ferizaj 3 raste, komuna Vushtrri 3 raste, komuna Kamenicë 2 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Rahovec 2 raste dhe me nga një rast komunat Skenderaj dhe Viti.