Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

667 persona janë vaksinuar kundër COVID19 gjatë 24 orëve të fundit

Është duke vazhduar procesi i imunizimit me vaksinat antiCOVID në nivel vendi. Institutit Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se 667 doza të vaksinave kundër coronavirusit janë shpërndarë gjatë 24 orëve të fundit në gjithë vendin.

Kosova ka filluar imunizimin më 29 mars 2021, dhe për më pak se katër muaj gjithsej janë vaksinuar 80,803 qytetarë.

Në anën tjetër numri i rasteve pozitive është ulur dukshëm në krahasim me disa javë më parë. Sipas të dhënave të fundit të Institutit kuptojmë se nga 2,277 mostra dhjetë prej tyre kanë rezultuar pozitiv me SARS-CoV-2 përderisa nuk është regjistruar asnjë rast i vdekjeve.

Kujtojmë se me 1.06.2021 Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, në Komisionin për Shëndetësi ka bërë të ditur se ka nënshkruar planin për vaksinim masiv, i cili pritet të filloj më 15 qershor.

“Deri më sot kanë arritur mbi 178 mijë doza të vaksinave dhe do të kemi dhe të tjera ditëve në vijim. Deri në fund të vitit do të kemi deri në 2 milionë vaksina për vaksinimin e 60% të popullatës. Kosova ka zinxhir të ftohtë për shumë lloje të vaksinave. Tashmë është nënshkruar plani për vaksinim në masë dhe do të fillojë së zbatuari nga 15 qershori”, pati thënë Vitia.

Vlen të theksohet se Qeveria e Kosovës nuk ka blerë asnjë dozë vaksine kundër SARS0-CoV-2, deri më tani të gjitha vaksinat e ardhura në Kosovë janë donacion.

Kosova nuk e bleu asnjë dozë vaksine për COVID-19