Ilustrim - Policia në aksion

66 të arrestuar për mos respektim të vendimit të Qeverisë

 

66 persona janë arrestuar në Prishtinë, për mos respektim të masave të sigurisë ndaj COVID-19.

Sipas raportit të Policisë, të dyshuarit ishin hasur gjatë orarit të kufizuar të lëvizjes, pa ndonjë arsye.

Disa prej tyre ishin zënë duke punuar në lokal dhe duke shërbyer kafe.

Dje, të dyshuarit ishin zënë në lagje të ndryshme të Prishtinës.

Policia njofton se në mesin e 66 të dyshuarve, kishte pasur edhe të mitur.

Te gjithë, me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.