Ilustrim

656 monedha 2-euroshe false u deponuan në një bankë në Graçanicë

Policia e Kosovës ka njoftuar se të hënën më 23 janar në një bankë në fshatin Preoc të Graçanicës janë deponuar 656 monedha 2 euro të falsifikuara.

Të njëjtat, sipas forcave të rendit, janë sekuestruar dhe rasti po hetohet.

“Ankuesja punëtore e bankës, ka njoftuar se pas deponimit të parave nga zyrtarët të një kompanie, gjatë verifikimit 656 monedha në vlerë 2 euro kanë rezultuar të falsifikuara” – thuhet në njoftim.