Policia/Ilustrim

652 gjoba për mosrespektim të masave anti COVID-19

Në kuadër të zbatimit të vendimeve të institucioneve për parandalimin e përhapjes së coronavirusit të ri, Policia e Kosovës vazhdon të shqiptojë gjoba ndaj personave dhe subjekteve afariste.

Gjatë 24 orëve të fundit, në kuadër të veprimeve për parandalimin e përhapjes së COVID-19, Policia ka shqiptuar 652 gjoba.

Vetëm nga Policia e Prizrenit gjatë 24 orëve të fundit janë shqiptuar 151 gjoba.