Shiriti i Policisë, FOTO-Ilustrim

65 vjeçari në Skenderaj dyshohet se vdiq nga rryma

Një person rreth 65 vjeçar ka vdekur sot rreth orës 09:00 në Skenderaj.

Burime të KALLXO.com kanë bërë të ditur se viktima ka vdekur si pasojë e energjisë elektrike.

Vdekjen e 65 vjeçarit e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
Zahiti ka deklaruar se rasti është inicuar si vdekje e dyshimtë.

“Ju konfirmoj se sot rreth orës 9:00, nga QKMF Skenderaj është raportuar se një person i moshës rreth 65 vjeçar, ishte sjellë pa shenja jete, lidhur me rastin është njoftuar prokurori i rastit i cili ka urdhruar që trupi i pa jetë të dërgohet në IML për obduksion, ndërsa rasti është i niciuar si vdekje e dyshimtë”, ka thënë Zahiti.