Foto: Ilustrim

64 aksidente ndodhën gjatë 24 orëve të fundit

Sipas raportit të Policisë, gjatë ditës së djeshme kanë ndodhur 64 aksidente të komunikacionit.

Në 45 prej këtyre aksidenteve nuk ka pasur persona të lënduar, por vetëm dëme materiale, ndërsa në 19 të tjera kanë qenë me të lënduar.

Sipas raportit 24 orësh, një person 41 vjeçar ka vdekur dje në QKUK si pasojë e një aksidenti.

Një mijë e 92 tiketa janë shqiptuar për shkelje të rregullave në komunikacion në tërë territorin e Kosovës.

Policia ka arrestuar 20 persona ku 17 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe 1 në vuajtje të dënimit.