63-vjeçarit nga Skenderaj ia lëshojnë rrymën pas raportimit të KALLXO.com

Disa ditë pas raportimit të KALLXO.com energjia elektrike iu rikthye 63-vjeçarit nga fshati Prekaz i Epërm në Skenderaj.

Burime të KALLXO.com kanë bërë të ditur se energjia elektrike iu lëshua sot, mirëpo detaje të tjera nuk dihen.

Imer Idrizi, i cili jeton i vetëm në shtëpinë e tij, kishte rrëfyer të shtunën se po bëhen afër një javë që ka mbetur pa energji elektrike.

Idrizi kishte thënë se nuk e di nëse mospagesa e rregullt ka qenë shkak i ndërprerjes.

KALLXO.com është duke pritur përgjigje nga Komuna e Skenderajt që nga e shtuna, 7 gusht.

Gjithashtu deri më tash ende asnjë përgjigje zyrtare nuk ka kthyer as KEDS-i.

Historia e 63 vjeçarit nga Prekazi i Epërm, në vetmi e pa drita