COVID19 - Ilustrim - KALLXO

63 punëtorë të KEK-ut po presin të testohen për COVID-19

Dje u raportua se janë pesë punëtorë të Korporatës Energjetike të Kosovës të prekur me COVID-19.

Skënder Bucolli, përgjegjës për media në KEK, tha për KALLXO.com tha se janë gjashtë persona të rezultuar me COVID-19, të gjithë sipas tij janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe se presin nga IKSHPK-ja t’i testojë rastet e kontaktit.

“E gjitha ka filluar të premten në mbrëmje kur një familjar i një punëtori ka dal pozitiv me Covid-19, pastaj kur janë bërë testimet kanë dal gjashtë raste pozitive të cilat u bënë publike të mërkurën në mbrëmje. Ne menjëherë i kemi dërguar në vetëizolim 63 punëtorë por identifikimi i të gjitha rasteve të kontaktit ka qenë pak i vështirë sepse disa prej tyre udhëtojnë më autobusë”, tha Bucolli.

Bocolli u shpreh se izolimi i 63 punëtorëve nuk ka ndikuar në prodhim.

“Të vetë-izoluarit janë nga divizioni i remonteve, apo departamenti i prodhimit të qymyrit, por kjo nuk ka ndikuar aspak në kryerjen e punës në atë departament”, tha Bucolli për KALLXO.com

https://kallxo.com/lajm/pese-punetore-te-kek-ut-pozitiv-me-covid-19