COVID-19

63 pacientë në trajtim nga COVID-19, 7 prej tyre në gjendje të rëndë

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (SHSKUK) ka bërë të ditur se 63 pacientë janë në trajtim nga COVID-19.

Përmes një njoftimi, SHSKUK thekson se prej tyre, 7 janë në kujdes intensiv.

“Në QKUK dhe spitalet e përgjithshme, në 24-orët e fundit, në trajtim janë 63 pacientë nga COVID-19, prej tyre 29 me oksigjeno-terapi dhe 7 në mjekim intensiv, në gjendje të rënduar shëndetësore”, thuhet në njoftim.

Më poshtë gjeni numrin e pacinetëve nëpër klinika që QKUK-së dhe Spitalet rajonale.

Klinika Infektive ka 11 pacientë, Klinika e Pulmologjisë, 28 pacientë, post-covid, Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive, 3 pacientë.

Ndërsa, numri i pacinetëve nëpër spitale është në vijim: Spitali i Gjakovës, 9 pacientë, Spitali i Pejës, 2 pacientë, Spitali i Gjilanit, 3 pacientë, Spitali i Mitrovicës, 4 pacientë, Spitali i Ferizajt, 3 pacientë.