63 aksidente për 24 orë

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë kanë ndodhur 63 aksidente.

Të dhenat e Policisë së Kosovës, tregojnë se nga këto aksidente në komunikacion, 20 kanë qenë me të lënduar dhe 43 pa të lënduar.

PK-ja ka shqiptuar 1445 tiketa trafiku ndaj shkelësve të rregullave në trafik.

Në anën tjetër, 32 persona janë arrestuar.