61 të shëruar nga COVID-19, 212 raste aktive në Kosovë

61 persona janë shëruar nga coronavirus sot. Kështu ka njoftuar Instituti i Kosovar i Shëndetit Publik deri sa ka shtuar edhe se numri i personave të infektuar sot është një.

Tani raste aktive që kanë mbetur aktive janë 212.

“Sot në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me  metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 243 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe  gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.

Me coronavirus ka rezultuar pozitiv një person nga Prishtina.

“Sot më 08 maj 2020, janë shëruar 61 pacientë. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot 622 raste. Më datë 08 maj 2020, nga Klinika Infektive është raportuar edhe një rast i vdekjes, i gjinisë mashkull me moshë 77 vjeç nga Rahoveci, i konfirmuar me COVID-19 me datë 28.04.2020. Pacienti është hospitalizuar në Klinikën Infektive dhe trajtuar nga data 27 prill  2020 dhe sëmundje shoqëruese: Insuficiencë renale terminale, Hemodializë të rregullt”, ka njoftuar IKSHP.

Sipas IKSHP-së nga 8 shkurti deri gjatë ditës së djeshme, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 9.557 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 862 raste, me gjithsej 28 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

“Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke i obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome”, ka njoftuar IKSHP.